spot_img
E diel, 2 Nëntor, 2025
03:31
HomeKulturëAkademikët mblidhen në Prishtinë për “Studimet albanistike te sllavët e jugut”

Akademikët mblidhen në Prishtinë për “Studimet albanistike te sllavët e jugut”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Prishtinë u mbajt konferenca dyditore ndërkombëtare “Studimet albanistike te sllavët e jugut”.

Konferenca u organizua nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

- Advertisement -

Veprimtaria mblodhi studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia, Rusia, Gjermania etj. Aktiviteti u çel nga akad. Rexhep Ismajli, i cili mbajti edhe referatin kryesor me temën: “Studimet albanistike dhe përgjithësisht shqiptare te sllavët e jugut”.

Akad. Gëzim Hoxha vlerësoi takimin, jo vetëm si një përmbledhje studimesh, por edhe si një akt të vetëdijshëm reflektimi mbi mënyrën si është ndërtuar e si vazhdon të ndërtohet njohja për shqiptarin dhe tërësisht për kulturën shqipe në optikën studimore të fqinjëve sllavë. Ai solli në kujtesë mozaikun e pasur të marrëdhënieve, herë me dialog e herë me tension, që e kanë shoqëruar historinë e mendimit ballkanik nga Jovan Cvijiçi e Franc Miklošiči, tek Milan Shuflai, Fanoula Papazoglou e Pavle Mijovići, tek Rajko Nahtigali, Aleksandar Beliçi dhe Ivan Popoviçi, apo studiuesit më të rinj bashkëkohorë.

- Advertisement -

Gjithashtu, akademiku Hoxha vlerësoi kontributet që vijnë në këtë konferencë nga fushat kërkimore-studimore si arkeologjia, etnografia, muzikologjia dhe historiografia, të cilat tregojnë se albanologjia e sotme është gjithmonë më shumë sesa vetëm një disiplinë gjuhësore e dikurshme.

Gjatë dy ditëve të konferencës u paraqitën mbi pesëdhjetë kumtesa nga studiues të fushave të ndryshme të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, muzikologjisë dhe studimeve kulturore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat