spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:49
HomeSiguriaPoliciaAksident fatal në Zvicër, humb jetën një 16-vjeçar nga Kosova

Aksident fatal në Zvicër, humb jetën një 16-vjeçar nga Kosova

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident tragjik ka ndodhur të premten herët në mëngjes në një zonë banimi të Wohlenit, kantoni Aargau, Zvicër, ku jetën e humbën dy të rinj, mes tyre një 16-vjeçar me prejardhje nga Kosova, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Referuar Policisë Kantonale të Aargaut, automjeti i tipit Mercedes ka dalë nga rruga në një zonë të kufizuar me 30 km/h, duke u përplasur fillimisht me një pemë në një kopsht dhe më pas me murin e një shtëpie. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit.

- Advertisement -

Në momentin e mbërritjes së ekipeve të emergjencës, dy të rinjtë – 16-vjeçari shqiptar nga Kosova që drejtonte mjetin, dhe një 19-vjeçar zviceran që ndodhej në sediljen e parë – ishin tashmë pa shenja jete. Një i ri tjetër, 19-vjeç, banor i Cyrihut, që gjendej në sediljen e pasme, është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.

Zëdhënësi i policisë, Bernhard Graser, ka konfirmuar se vetura i përkiste vëllait të shoferit 16-vjeçar, dhe se ende nuk dihet se si ai kishte siguruar qasjen në automjet. Mjeti u dogj tërësisht pas përplasjes, ndërsa hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit janë duke vazhduar.

- Advertisement -

Të dhënat fillestare sugjerojnë se automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara për zonën. Policia po punon për të rindërtuar kronologjinë e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë eventuale.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë, veçanërisht për shkak të moshës së re të viktimave dhe rrethanave dramatike të aksidentit. /Albinfo

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat