spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
18:45
HomeSiguriaPoliciaAksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima nga Shqipëria

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima nga Shqipëria

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në përplasjen mes një kamioni dhe një veture, e vdekur ka mbetur një grua. Viktima është shtetase e Shqipërisë, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

“Autostrada Ibrahim Rugova / km-7 / 14.05.2025 – 13:00. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë e udhëtarëve me targa të Shqipërisë me drejtues meshkuj shtetas të Shqipërisë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat