spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
22:57
HomeSiguriaPoliciaAksident i rëndë në Carralevë – një shofer në gjendje të rëndë...

Aksident i rëndë në Carralevë – një shofer në gjendje të rëndë pas përplasjes së kamionëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident trafiku është raportuar këtë të hënë pasdite në rrugën që lidh Prizrenin me Carralevën, ku janë përfshirë dy automjete të rënda transportuese.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku në rrugën për në Carralevë. Në aksident janë të përfshirë dy kamionë. Nga aksidenti, përveç dëmeve materiale, të dy ngasësit kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ta lëndime të rënda,” deklaroi Bytyqi.

Ai shtoi se njësitë policore të Trafikut Rajonal në Prizren kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke menaxhuar situatën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat