spot_img
E premte, 17 Prill, 2026
10:36
HomeKosovaAksident i rëndë në komunën e Pejës

Aksident i rëndë në komunën e Pejës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Treboviq të Pejës.

Policia ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e dy të tjerëve.

- Advertisement -

“Fillimisht tre persona janë lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 00:02, në fshatin Treboviq, e më pas njëri prej tyre nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në Pejë.

Gashi tha gjithashtu se, dy të lënduarit e tjerë fillimisht janë trajtuar në Emergjencën e spitalit rajonal dhe më pas janë dërguar për në QKUK.

- Advertisement -

“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur pasi vetura ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një muri në anën tjetër të rrugës”, theksoi ai, duke shtuar se hetimet lidhur me rastin po zhvillohen nga hetuesit e aksidenteve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat