spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:51
HomeSiguriaPoliciaAksident i rëndë në Lipjan: Një burrë vdes pasi e godet traktori...

Aksident i rëndë në Lipjan: Një burrë vdes pasi e godet traktori i tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktorin e tij. Ngjarja tragjike ka ndodhur të dielën në Lipjan.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur më 17 gusht rreth orës 10:45, kur viktima, mashkull kosovar, dyshohet se “nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimën”.

- Advertisement -

“Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat