Një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Këtë për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur edhe se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.
‘‘Sot rreth orës 17:10 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete”.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.



