spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
11:53
HomeKosovaAksident i rëndë në Skenderaj, një 70-vjeçar humb jetën

Aksident i rëndë në Skenderaj, një 70-vjeçar humb jetën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Kopiliq të Skenderajt.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

- Advertisement -

Ai tha se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar  në  fshatin Kopiliq të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 70 vjeçar”, deklaroi Zahiti.

- Advertisement -

Bëhet e ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat