Një i moshuar ka humbur në orët e mbrëmjes në fshatin Jashanicë të Klinës.
Burime të Storm kanë bërë të ditur se viktima është një person i moshës 80-vjeçare, ndërsa vdekja e tij ka ardhur pas goditjes nga vetura.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 19:05 dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e e ngjarjes.
“Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi.