spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
20:50
HomeSiguriaPoliciaAksident mes dy veturave në Kijevë, tre persona të lënduar

Aksident mes dy veturave në Kijevë, tre persona të lënduar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Pejë, në fshatin Kijevë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur për media, se në aksident janë përfshirë dy vetura.

- Advertisement -

“Rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat