Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Pejë, në Bresje, ku janë përfshirë një autobus dhe dy vetura.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia e Kosovës, Daut Hoxha.
Sipas tij, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes.



