spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:47
HomeSiguriaPoliciaAksident mes tetë veturave në Zhur të Prizrenit

Aksident mes tetë veturave në Zhur të Prizrenit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident trafiku mes tetë veturave ka ndodhur në Zhur të Prizrenit, ku janë lënduar tre persona.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,

- Advertisement -

“Sipas raportimeve te deritashme ju njoftoj se në kilometrin e dytë (fshati Zhur – Prizren), në drejtim të Pikëkalimit kufitar Vermicë, si pasojë e një aksidenti me tetë vetura rruga është  bllokuar përkohësisht. Tre persona raportohet se kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Automjetet janë duke shfrytëzuar rrugët alternative. Apelojmë tek të gjithë shoferët, qe gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë, dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të tjerëve”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat