spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:43
HomeSiguriaPoliciaAksident mes tri automjeteve në Sllatinë, lëndohen tre persona

Aksident mes tri automjeteve në Sllatinë, lëndohen tre persona

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për media se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:15.

- Advertisement -

“Rreth orës 17:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësiti policor i trafikut, njofton se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime, Njësiti policor është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje”, ka thënë Krasniqi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat