spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
08:55
HomeSiguriaPoliciaAksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen katër persona

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen katër persona

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se të lënduarit janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

I njëjti bën apel për kujdes të shtuar në trafik.

- Advertisement -

Konfirmimi i plotë:

Ju konfirmoj se sot, rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel, në kilometrin 41, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve:

- Advertisement -

1. Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe 2. Kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje per te kryer hetimet për shkaqet e aksidentit.

Policia e Kosovës rikujton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shtojnë kujdesin, veçanërisht në autostrada dhe rrugë me frekuentim të lartë. Çdo veprim i pakujdesshëm mund të ketë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e të gjithëve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat