Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Dobrushë të komunës së Istogut.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Dobrushë të Istogut rreth orës 17:09. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime,” ka deklaruar Gashi.



