spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
14:08
HomeKosovaAksident në Kaçanik – një i vdekur nga rrokullisja e traktorit

Aksident në Kaçanik – një i vdekur nga rrokullisja e traktorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person ka vdekur si pasojë e rrokullisjes së një traktori që ka ndodhur sot rreth orës 14:15, në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka pohuar se menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente, pasi në vendin e aksidentit është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

- Advertisement -

Sipas tij, pas mbërritjes së ekipit mjekësor të urgjencës, është konfirmuar se personi nuk kishte shenja jete.

“Në lidhje me rastin është njoftuar njësia rajonale e trafikut për procedurat e mëtejme”.

- Advertisement -

“Në rrethana ende të pasqarauara, dyshohet se traktori është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë dhe ka përfunduar poshtë në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit”, tha Veseli.

I njëjti theksoi se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat