spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
22:57
HomeSiguriaPoliciaAksident në Pouskë të Prizrenit, humb jetën një vajzë 19-vjeçare

Aksident në Pouskë të Prizrenit, humb jetën një vajzë 19-vjeçare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një 19-vjeçare ka vdekur sot si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 04:19 të mëngjesit në fshatin Pouskë të komunës së Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

- Advertisement -

“Sot, më datë 18.05.2025, rreth orës 04:19, policia ka marrë informacion për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren”.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime. Njëra nga ta, një femër 19-vjeçare, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Ndërsa dy të tjerët, një 25-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, kurse një 27-vjeçar ka marrë lëndime të lehta trupore”, ka thënë Bytyqi.

- Advertisement -

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë, përfshirë Trafikun Rajonal, Emergjencën, Zjarrfikësit, hetuesit si dhe Prokurori kujdestar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat