spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
13:37
HomeSiguriaPoliciaAksident në rrugën Klinë-Ujmir, lëndohen dy persona

Aksident në rrugën Klinë-Ujmir, lëndohen dy persona

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në rrugën Klinë-Ujmir, saktësisht në fshatin Pograxh.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.

- Advertisement -

Rugova bëri të ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim.

“Sot rreth orës 12:45, Policia është njoftuar se ne fshatin Pogragjë – Klinë ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë këtij aksidenti 2 persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, tha Rugova.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat