Një punëtor ka rënë nga lartësia teksa po punonte, i njëjti më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rasti është iniciuar në polici.
Konfirmimi i plotë:
Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës. Rasti ka ndodhë në lagjen Prishtina e re, ku një person, mashkull, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.



