Aksident përballë Sallës “1 Tetori”, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur përballë Sallës “1 Tetori”, ku është përfshirë së paku një motoçikletë. Në pamjet e siguruara nga “KlanKosova” shihet se në gjendje të rëndë është një person. Ai shihet të jetë i shtrirë në tokë, i gjakosur teksa disa persona mundohen t’i japin ndihmë.