spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
08:39
HomeSiguriaPoliciaAksident trafiku në Carralevë, një i lënduar

Aksident trafiku në Carralevë, një i lënduar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Carralevë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave me targa të huaja.

- Advertisement -

I lënduari është dërguar për trajtim në Shtime.

“Sot rreth orës 02:23 kemi pranuar një informatë se në fshatin Carralevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Një person është lënduar dhe është trajtuar në Shtime. Për detaje shtesë do të njoftoheni së shpejti”, ka thënë Veseli.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat