spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
22:20
HomeSiguriaPoliciaAksident tragjik në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare

Aksident tragjik në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën në një aksident në fshatin Greme të Ferizajt, ndërsa i lënduar ka mbetur edhe shoferi 20-vjeçar.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

- Advertisement -

“Më datën 28.12.2025, rreth orës 17:20, kemi pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa, shoferi i veturës , mashkull 20 vjeç ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe po merren me ekzaminimin e rrethanave si ka ardhur deri te aksidenti.

- Advertisement -

Gjithashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekip e zjarrfikësve.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit , i cili ka dal edhe ai në vendin e ngjarjes.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat