spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:00
HomeRajoniShqipëriaAksident tragjik në Gjermani – humbin jetën tre shtetas shqiptarë në Koblenz

Aksident tragjik në Gjermani – humbin jetën tre shtetas shqiptarë në Koblenz

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka bërë të ditur se në Koblenz të Gjermanisë kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, si pasojë e një aksident trafiku.

Aksidenti i rëndë rrugor, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, derisa veç të vdekurve, edhe katër shqiptarë të tjerë janë plagosur.

- Advertisement -

”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.

Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.

- Advertisement -

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.

Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat