spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
10:05
HomeSiguriaPoliciaAksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit, vetura godet për vdekje një 40-vjeçare

Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit, vetura godet për vdekje një 40-vjeçare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për media se një grua 40-vjeç ka vdekur pasi e ka goditur një veturë në fshatin Gjonaj.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur në ora 12:50.

- Advertisement -

“Me datë 02.09.2025, rreth orës 12:50, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një aksident trafiku në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit. Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, pasi është goditur nga një veturë derisa ka qenë duke e kaluar rrugën.”

I dyshuari është dorëzuar në polici.

- Advertisement -

“I dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident, është dorëzuar në Stacionin Policor të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat