spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
16:00
HomeSiguriaPoliciaAksident tragjik në Pavlan të Pejës – një i vdekur

Aksident tragjik në Pavlan të Pejës – një i vdekur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 02:20, në fshatin Pavlan të Pejës.

Sipas informatave të para, një veturë që dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në drejtim të qytetit të Pejës, ka humbur kontrollin, është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës, në një fushë. Si pasojë e aksidentit, automjeti është përfshirë nga flakët së bashku me personin që ndodhej brenda tij, njofton Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

- Advertisement -

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ai mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat