spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:40
HomeSiguriaPoliciaAksident tragjik në Terstenik të Drenasit – një person humb jetën

Aksident tragjik në Terstenik të Drenasit – një person humb jetën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Terstenik të Drenasit.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

Sipas saj, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e përplasjes, dy persona që ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri prej tyre, identifikuar si A.M (mashkull), nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF – Drenas,” ka deklaruar Ahmeti.

- Advertisement -

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti. Ndërkohë, shoferi i automjetit është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat