spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:32
HomeSiguriaPoliciaAksident tragjik në Zabel të ulët të Drenasit, humb jetën një e...

Aksident tragjik në Zabel të ulët të Drenasit, humb jetën një e mitur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Zabel i ulët në Drenas.

Në aksident ishte përfshirë në automjet, por ka përfunduar me fatalitet – një vajzë e mitur ka vdekur.

- Advertisement -

Në këtë aksident janë edhe katër persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.  Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë.  Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat