spot_img
E premte, 13 Shkurt, 2026
23:57
HomeSiguriaPoliciaAksident zinxhiror në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Aksident zinxhiror në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes katër automjeteve mëngjesin e sotëm në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Florie Ahmeti.

- Advertisement -

Sipas Ahmetit, të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit shtatë persona janë lënduar. Personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat