spot_img
E martë, 24 Mars, 2026
03:50
HomeBotaAmerikaKontrollori i trafikut ajror pranon fajin: "Gabova, isha i fokusuar te një...

Kontrollori i trafikut ajror pranon fajin: “Gabova, isha i fokusuar te një…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

KATASTROFA NË NEW YORK: “Gabova, e dhjeva!” – Dëshmia rrëqethëse e kontrollorit që shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse në LaGuardia!


Një gabim njerëzor në kullën e vrojtimit ka shkaktuar një përplasje fatale mes një avioni pasagjerësh dhe një mjeti zjarrfikës në LaGuardia, duke lënë pas dy viktima dhe dhjetëra të plagosur në mes të natës.

Nata e së dielës në Aeroportin LaGuardia u shndërrua në një ferr të vërtetë. Një avion “Air Canada Express” (Jazz Aviation) u përplas me një mjet zjarrfikës direkt në pistën 4, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pilotit dhe bashkë-pilotit. Ky është incidenti i parë fatal në këtë aeroport që nga viti 1994, duke thyer një periudhë qetësie prej tre dekadash.

- Advertisement -
Hetuesit inspektojnë rrënojat e një kamioni zjarrfikës që u përplas me një avion Air Canada Express që po ulej në aeroportin LaGuardia. (Adam Gray/Reuters)

Regjistrimet audio të zbuluara nga LiveATC.com hedhin dritë mbi sekondat e fundit para përplasjes. Kontrollori i trafikut ajror, i cili po merrej me një emergjencë tjetër të një avioni të “United Airlines” që raportonte erë tymi, i dha leje mjetit zjarrfikës të kalonte pistën ku po ulej avioni kanadez. Vetëm pak sekonda para goditjes, dëgjohet kontrollori duke bërtitur: “Nalo, ndalo, ndalo! Kamion 1, ndalo!”, por ishte e pamundur të evitohej tragjedia.

Kontrollori:I provova t’i kapja… ishim duke u marrë me një emergjencë më herët dhe gabova (messed up).

Piloti tjetër:Jo burrë, bëre aq sa munde.

Hetuesit e NTSB kanë prerë trupin e avionit për të rikuperuar regjistruesin e zërit në kabinë dhe të dhënat e fluturimit. Ndërsa zyrtarët po përpiqen të kuptojnë pse mjeti zjarrfikës hyri në pistë pavarësisht se avioni po ulej, pyetja e madhe mbetet te stafi. Edhe pse Sekretari i Transportit, Sean P. Duffy, deklaroi se kishte më shumë se një kontrollor në kullë, shifrat tregojnë se LaGuardia ka vetëm 33 kontrollorë të certifikuar nga 37 që duhet të ketë si objektiv.

- Advertisement -

Mbi 500 fluturime u anuluan të hënën, duke shkaktuar kaos në transportin ajror të New York-ut. Për familjet e dy pilotëve të rinj, kjo është një humbje e pariparueshme në nisje të karrierës së tyre, ndërsa për industrinë e aviacionit, ky është një alarm i fortë për lodhjen dhe presionin nën të cilin operojnë kontrollorët e trafikut në aeroportet më të ngarkuara të botës.


Bilanic i Aksidentit

Kategoria Të dhënat
Viktima 2 (Pilotët e Air Canada Express)
Të lënduar 41 persona (32 të liruar tashmë)
Mjeti i përfshirë Bombardier CRJ-200 & Mjet Zjarrfikës
Shkaku i dyshuar Gabim njerëzor / Staffing i ulët
spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat