spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
01:04
HomeSiguriaPoliciaAksident me fatalitet në rrugën Suharekë-Shtime

Aksident me fatalitet në rrugën Suharekë-Shtime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot rreth orës 19:00, në rrugën Suharekë-Shtime, ndërmjet fshatrave Duhle dhe Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një automjeti.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

- Advertisement -

Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, tha për media se “viktima  e aksidentit është mashkull, 28 vjeçar”.

Bytyqi tha se 28-vjeçari ishte në cilësinë e pasagjerit.

- Advertisement -

Bytyqi shtoi se “nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat