spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
17:24
HomeSiguriaPoliciaAksion i gjerë në Prishtinë: Policia bastis 8 lokacione, arreston 4 persona

Aksion i gjerë në Prishtinë: Policia bastis 8 lokacione, arreston 4 persona

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Kufirit, në bashkëpunim me njësi të tjera relevante, ka realizuar sot një operacion policor të shtrirë në rajonin e Prishtinës, duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Operacioni është kryer mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”, e paraparë sipas nenit 364 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

- Advertisement -

Gjatë operacionit janë bastisur tetë (8) lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës. Si rezultat i bastisjeve, policia ka sekuestruar:

një pushkë automatike AK-47

- Advertisement -

23 fishekë

2 magazina (karikatorë)

një bajonetë dhe një thikë

78 gramë të substancës së dyshuar narkotike

7 telefona celularë dhe pajisje të tjera elektronike

Pas intervistimit të tyre dhe përfundimit të procedurave të parapara, me vendim të prokurorit të rastit, katër të dyshuarit – të gjithë meshkuj dhe shtetas të Republikës së Kosovës – janë liruar në procedurë të rregullt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat