spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
16:24
HomeSiguriaPoliciaAKSION I MADH POLICOR / Arrestohen 6 persona për korrupsion dhe vepra...

AKSION I MADH POLICOR / Arrestohen 6 persona për korrupsion dhe vepra të rënda penale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka ndërmarrë aksione në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me Policia e Kosovës dhe IPK-në, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtë persona me inicialet F.S., L.R., N.S., A.I., A.Sh. dhe B.B. Ata dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim i informatës zyrtare, mashtrim, legalizim i përmbajtjes së rreme, deklarim i rremë nën betim, marrje dhe dhënie ryshfeti, marrje e deklaratave me anë të shtrëngimit, si dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës.

- Advertisement -

Në kuadër të aksionit, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar dy vetura në vlerë rreth 80 mijë euro, një orë dore të markës Rolex në vlerë rreth 8 deri në 10 mijë euro, pesë telefona celularë dhe dokumente të tjera që do të shërbejnë si prova materiale në procedurë penale.

Prokurori i Shtetit pritet që brenda afatit ligjor të paraqesë kërkesë për caktimin e masave të sigurisë ndaj të pandehurve. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

- Advertisement -

Bastisje në disa lokacione, ka dyshime për keqpërdorim detyre dhe ryshfet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë duke u zhilluar dy aksione të ndara në disa lokacione  në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Aksionet po realizohen në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për bastisjen e pesë personave zyrtarë dhe dy personave civilë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të dyshuarit po hetohen për disa vepra penale, përfshirë “Keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shkeljen e fshehtësisë së procedurës”, “Marrjen e deklaratave me anë të shtrëngimit”, “Keqpërdorimin e informatës zyrtare”, “Mashtrimin”, “Legalizimin e përmbajtjes së rreme”, “Marrjen e ryshfetit” dhe “Dhënien e ryshfetit”.

Sipas dyshimeve fillestare dhe veprimeve hetimore të ndërmarra deri në këtë fazë, të dyshuarit në bashkëveprim dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale që lidhen me përfitime të kundërligjshme pasurore përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të tyre.

Po ashtu, pesë personat zyrtarë dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare duke tejkaluar kompetencat ligjore me qëllim të mundësimit të përfitimeve të kundërligjshme pasurore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat