spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
20:14
HomeSiguriaPoliciaAksion në Pejë: 14 motoçikleta të sekuestruara, 40 gjoba nga policia

Aksion në Pejë: 14 motoçikleta të sekuestruara, 40 gjoba nga policia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia në Pejë ka bërë të ditur se ka sekuestruar 14 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё shqiptuar gjoba pёr kundёrvajtjet ‘mosposedimi i lejes pёr vozitje’, ‘mosposedimi i kategorisё pёrkatёse’, ‘ngasje e mjetit pa regjistrim’ dhe kundёrvajtje tjera.

Policia tha se janё shqiptuar 40 gjoba ndaj këtyre kundёrvajtёsve.

- Advertisement -

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejë tha se ka hartuar planin operativ “Motoçikletat 2025”, i cili ёshtё duke u realizuar nga data 20.05.2025, nё qytetin e Pejёs.

Nё kёtё plan operativ, i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim, janё tё angazhuar zyrtarë nga Stacioni Policor Pejё dhe Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejё.

- Advertisement -

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisë Rajonale tё Policisë në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve”, tha policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat