Në nëntë lokacione në Veri të vendit janë duke u kryer bastisje ditën e sotme nga ana e Prokurorisë Speciale.
Lidhur me këto bastisje, ka folur zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani, për Kossev.
Pa dhënë shumë detaje, ai ka thënë se dy nga bastisjet janë duke u kryer në Zveçan, ndërsa, shtatë në Zubin Potok
Ndryshe, bastisjet po bëhen për veprat të rënda penale siç janë: Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; Vrasje të Rëndë; dhe, Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.