spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
22:57
HomeSiguriaPoliciaAksioni në Gjilan, të arrestuarit dyshohen për mashtrime kibernetike e vjedhje identiteti

Aksioni në Gjilan, të arrestuarit dyshohen për mashtrime kibernetike e vjedhje identiteti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në katër vepra të ndryshme penale, përfshirë mashtrime kibernetike, vjedhje të identitetit dhe kredencialeve.

Aksioni policor është ndërmarr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, me mbështetje nga njësi të tjera relevante, pas një hetimi intensiv. Kontrolli policor u zhvillua në tri lokacione të ndryshme në qytetin e Gjilanit, ku u ndaluan tre të dyshuar meshkuj, shtetas të Kosovës.

- Advertisement -

Sipas hetimeve fillestare, të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar si grup kriminal duke mashtruar qytetarë të ndryshëm, kryesisht shtetas të huaj. Ata përdornin thirrje telefonike, identitete të rreme dhe metoda të sofistikuara për t’i bindur viktimat të investonin në bursa dhe kriptovaluta fiktive, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm financiar për vete apo për persona të tjerë.

Veprimtaria e tyre dyshohet të jetë zhvilluar nga një zyrë e përshtatur në mënyrë të paligjshme si qendër thirrjesh (call center).

- Advertisement -

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar prova të ndryshme materiale, përfshirë: 3 vetura; 3 kompjuterë; 9 telefona mobilë; 10,044 euro; 100 franga zvicerane; 1,100 dollarë amerikanë; 50 copë municion; Pajisje elektronike (DVR, router-a, monitorë, kufje); Dokumente të ndryshme.

Me vendim të prokurorit kompetent, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat