spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:43
HomeKosovaDrejtësiaAktakuzë ndaj dy personave në Ferizaj, detyruan vajza të mitura të kryejnë...

Aktakuzë ndaj dy personave në Ferizaj, detyruan vajza të mitura të kryejnë favore seksuale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet E.S. dhe V.H., për veprën penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”.

Të njëjtit dyshohet se, në bashkëkryerje, për një periudhë disa mujore kanë shfrytëzuar vajza të mitura për shërbime seksuale, në këmbim të shumave të ndryshme parash.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës, viktimat, përfshirë edhe motrën e një prej të akuzuarve, janë strehuar fillimisht në një banesë në Ferizaj, dhe më pas janë detyruar, përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës, që t’u ofrohen klientëve të ndryshëm për marrëdhënie seksuale, nga të cilat të akuzuarit përfitonin të ardhura.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji Gusht i vitit 2024 e deri me datën 15.03.2025 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë pn, Ferizaj, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që, fillimisht e pandehura V.H., fton të dëmtuarën në banesën e saj për të banuar përkohësisht, e pastaj në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës, sipas kërkesave të klientëve të tyre i’u ofrojnë vajza për shërbime seksuale, saktësisht viktimën e mitur, duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bëjnë marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave në vlerë prej 50 Euro deri 400 Euro, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, duke i ndarë në mënyrë proporcionale”.

- Advertisement -

Në një rast tjetër, njëra prej viktimave arriti të dërgojë një audio-mesazh për ndihmë, çka çoi në ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e të dyshuarve.

Prokuroria gjithashtu ka përfshirë në aktakuzë edhe një episod kërcënimesh nga e pandehura V.H. në drejtim të familjarëve të viktimave, duke i kontaktuar përmes rrjeteve sociale me qëllim që të tërhiqnin denoncimet.

“…e pandehura derisa ishte nën masën e arrestit shtëpiak… kontaktin me motrën e viktimave të trafikimit… me mesazh zanor… duke i thënë se të njëjtës ia ka premtuar një veturë të tipit ‘Golf 7’ për ta hequr denoncimin në polici…”.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që, pas shqyrtimit të provave, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat