Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër katër personave të dyshuar për “Vrasje të rëndë”, rast që ka ndodhur më 26 mars të vitit të kaluar.
“Sipas aktakuzës, me datë 26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën “Butrinti”, në Prishtinë, në bashkëkryerje privojnë nga jeta të ndjerin E.G., dhe Z.G., dhe me atë rast me dashje dhe vetëdije vejnë në rrezik jetën e personave të tjerë.”
Aktualisht Lum Halilaj gjendet nën masën e paraburgimit, ndërsa Ahmet dhe Naim Berisha dhe K.G. gjenden në arrati.
“I pandehuri L.H. ndodhet në masën e paraburgimit, ndërsa ndaj të pandehurve N.B., A.B. dhe K.G. kemi ngritur aktakuzën në mungesën e tyre për shkak se ndodhen ende në arrati. Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, mirëpo të njëjtit ndodhen ende në arrati me qëllim shmangien e organeve të drejtësisë.”