spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:47
HomeKosovaDrejtësiaAktakuzë për Sulmin në Banjskë: Kosova më në fund vepron, Serbia si...

Aktakuzë për Sulmin në Banjskë: Kosova më në fund vepron, Serbia si zakonisht, e anashkalon

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër 45 personave për pjesëmarrje në sulmin e armatosur kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë, Zveçan. Aktakuza i përfshin të dyshuarit për organizim dhe kryerje të veprimeve terroriste, por ende nuk janë paraqitur prova që e lidhin drejtpërdrejt shtetin e Serbisë me këtë sulm. Ndërkohë, autoritetet serbe e kanë minimizuar këtë proces, duke e konsideruar të parëndësishëm.

Blerim Isufaj – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale

Në anën tjetër nga njohës të procesve hetimore dhe gjyqësore po e konsiderojne si një nga rastet më të komplikuara, brenda të cilit për hetime janë përfshirë shumë akterë të drejtësisë dhe policisë, të brendshëm dhe të jashtëm.

- Advertisement -

Avokati Asdren Hoxha lidhur më rastin dhe aktakuzen është shprehur se: “Është brenda afateve ligjore për hetim, tash me kodin e ri të procedurës penale dy vite është afati për hetime me mundësi të zgjatjes për një vit tjetër, pra gjithsej tri vite afat për hetime dhe ajo periudhë kohore shfrytëzohet edhe për raste më pak të ndërlikuara, e lëre më te rasti i Banjskës, i cili është shumë i ndërlikuar dhe pret shumë ekspertiza, shumë analiza dhe shumë shterrje të mjeteve të caktuara në mënyrë që kur aktakuza të ngritet në gjykatë të ketë bazën e saj ligjore.”

Për rikujtim, kryeministri Kurti nuk i ka ndal kritikat për sistemin prokurorial, duke thënë se e kanë neglizhuar si rast dhe po tregohen të pafuqishëm për të ngritur aktakuzë, duke thënë ndër të tjera se: “…këtij institucioni (Porkurorisë Speciale) iu deshën 10 orë për ta marrë në pyetje ministren Haxhiu për një postim në Facebook, derisa ende nuk është ngritur aktakuzë ndaj Millan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë.”

- Advertisement -

by: Storm-rks

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat