spot_img
E hënë, 23 Mars, 2026
00:05
HomeKosovaDrejtësiaAktgjykimi lirues përforcon narrativën e luftës për liri dhe pavarësi

Aktgjykimi lirues përforcon narrativën e luftës për liri dhe pavarësi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas më shumë se pesë vjetësh në proces gjyqësor, pritet që verdikti i shkallës së parë për katërshen e Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i japë fund një prej proceseve më të gjata dhe më të kontestuara. Një aktgjykim lirues, sipas njohësve të drejtësisë, do të forconte narrativën e luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Procesi i gjatë, i shoqëruar me ankesa për padrejtësi, po i afrohet përmbylljes. Me një vendim lirues, ekspertët vlerësojnë se do të hidhen poshtë pretendimet e Serbisë dhe aleatëve të saj kundër Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe popullit të Kosovës.

- Advertisement -

“Nëse aktgjykimi përfundimtar do të jetë lirues, padyshim që do të pastrohen në tërësi pretendimet e Rusisë, Serbisë dhe shteteve të tjera që e mbështesin pa kushte Serbinë. Do të bien poshtë të gjitha propagandat e bëra ndaj UÇK-së dhe ndaj popullit të Kosovës, veçanërisht ndaj shpalljes së pavarësisë, që vazhdojnë ende. Në anën tjetër, një dënim i zyrtarëve të Shtabit të Përgjithshëm do të ishte negativ në aspektin e politikës së jashtme dhe atë juridik, pasi Serbia përpiqet të shfrytëzojë çdo mekanizëm për të vënë në pikëpyetje legalitetin e shpalljes së pavarësisë dhe të UÇK-së”, theksoi Skënder Musa, avokat.

“Në të kundërtën, nëse katërshja e UÇK-së lirohet nga akuzat, kjo do të ishte një fitore e madhe që do ta forconte narrativën për një luftë të drejtë dhe të pastër, për liri dhe pavarësi. Krimet në Kosovë i ka kryer vetëm Serbia, jo UÇK-ja. Ndërsa një aktgjykim dënues do të ishte fitore për Serbinë, e cila do ta përdorte këtë në arenën ndërkombëtare për të forcuar narrativën e saj se UÇK-ja ka kryer krime dhe se shteti i Kosovës është produkt i ndërhyrjes së NATO-s që ka mbështetur një organizatë që ka kryer krime”m tha Arbër Jashari, avokat.

- Advertisement -

Sipas tyre, një aktgjykim lirues do të dëshmonte se lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe e orientuar drejt lirisë dhe pavarësisë. /RTK

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat