spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:04
HomeKosovaDrejtësiaAktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së, i shkallës së parë, shpallet vitin tjetër

Aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së, i shkallës së parë, shpallet vitin tjetër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokurori i Specializuar ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin, në rastin e katërshes. Për ta mbështetur këtë arsyetim, thuhet se ekziston dyshimi se Thaçi ka kryer vepra penale, që bien në juridiksionin e Dhomave të Specializuara.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje gjyqësore, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë, Michael Doyle, në një intervistë për transmetuesin publik, u shpreh për disa procese që lidhen me këtë rast.

- Advertisement -

Mes tjerash, ai nënvizoi periudhën e përafërt kur pritet shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë.

“Siç e kam përmendur më herët ekziston një datë e synuar e caktuar nga Gjykata për fjalët përfundimtare para pushimit me 22 dhjetor, atëherë fillojnë edhe afatet tjera kur do të jenë edhe deklaratat përmbyllëse e pas tyre gjykatësit kanë tre muaj kohë për të lënë gjykimin nëse nuk ndodhë ndonjë rrethanë e jashtëzakonshme”, ka thënë Doyle.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat