Can Yaman është kthyer prej katër vitesh në mashkullin më të dashur në Itali nga audienca femerore.
I ardhur në Bell Paese prej Turqisë, ai fliste italishte perfekte, pasi kishte studiuar në qytetin e tij të lindjes-Stamboll në një lice italian.
Prej sot ai pritet të kthehet në një prej ikonave televizive pasi pritet të bëhet pasardhësi i Kabir Bedit, indianit që luajtI Sandokan, një prej serive më të ndjekura në Itali.
Në një intervistë për Corriere della Sera, Cani tha se nëna e tij ka ardhur nga Kosova, kurse babai është pjesë e diasporës së ardhur nga Shqipëria që herët.
Në familjen e tij është folur gjuhe shqipe, por Cani edhe pse di mbi 6 gjuhë, thotë që nuk di asnjë fjalë shqip.
“U rrita në Suadiye, një lagje banimi në anën aziatike të qytetit, me fusha futbolli dhe basketbolli për fëmijët. Është një zonë e banuar nga emigrantë të gjeneratës së dytë dhe të tretë, të cilët mbërritën në Turqi dekada më parë, si gjyshërit e mi, me origjinë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët ikën gjatë luftës. Ata flisnin shqip mes tyre. Babai im lindi në Turqi dhe unë u rrita si një djalë i Stambollit. Edhe pse isha i rrethuar nga njerëz nga e gjithë bota. Diversiteti nuk na habit; është pjesë e historisë së Perandorisë Osmane dhe ka shumë emigrantë. Në fund të fundit, ne kemi një pozicion strategjik midis Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Osmane. Asgjë, Evropë dhe Afrikë Veriore. Si i rritur, mund të vendosësh nëse do të jesh më perëndimor apo lindor”, tha ai.



