Në Itali ditën e sotme u njoftua se tekniku i Napolit, Antonio Conte rrezikon një pezullim nga komisioni disiplinor, për shkak të akuzave tepër të rënda që i bëri ndaj arbitrave në VAR.
Flitet se presidenti i federatës Gabriele Gravina, ka mbetur i befasuar nga deklarata e Contes.
Ndaj komisioni disiplinor ka nisur të lëvizë menjëherë, për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, teksa në ditët në vijim pritet të vijë edhe vendimi për Antonio Conten.



