spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:10
HomeSportAlarm në kombëtare pas lëndimit të Gjimshitit

Alarm në kombëtare pas lëndimit të Gjimshitit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nuk kanë fund shqetësimet për Berat Gjimshitin.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, në minutën e 59-të të ndeshjes kundër Milanit, u zëvendësua për shkak të ndrydhjes në kyçin e këmbës së djathtë.

- Advertisement -

Gjendja e mbrojtësit do të vlerësohet nga stafi mjekësor i Atalantës në orët në vijim, për të përcaktuar kohët e rikuperimit të tij.

Ky dëmtim i Gjimshitit, me shumë gjasa do ketë shkaktuar edhe “dhimbje koke” për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo, në prag të duelit ndaj Serbisë, më 7 qershor, ku dëshiron që të ketë në formë optimale kapitenin kuqezi, për të dhënë kontributin e tij të vyer.

- Advertisement -

Dëmtimi i Gjimshitit, është një goditje edhe për skuadrën bergamaske, e cila ka humbur një lojtar kyç në mbrojtje në këto ndeshjet e fundit të ligës.

Mbrojtësi shqiptar në këtë sezon të Serisë A është aktivizuar 28 ndeshje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat