spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:50
HomeSiguriaPoliciaAlarm në Mitrovicën e Veriut: 77-vjeçari gjendet i varur në rrethoja metali

Alarm në Mitrovicën e Veriut: 77-vjeçari gjendet i varur në rrethoja metali

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një 77-vjeçar, D.F., është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm, i cili ishte i varur në disa rrethoja metali të cilat shërbenin si rrethojë e një shtëpie.

Policia e Kosovës tha se me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me stafin mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

- Advertisement -

“Me datën 18.08.2025, rreth orës 06:30, policia në Zveçan ka pranuar një informacion për një person që dyshohej se ishte pa shenja jete në rrugën “Mbreti Petar”, në Zveçan. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se personi me inicialet D.F., 77 vjeç, ishte gjetur i varur në disa rrethoja metali (grila) të cilat shërbenin si rrethojë e një shtëpie. Në lidhje me rastin, stafi mjekësor emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet përkatës policore janë duke hetuar rrethanat e vdekjes”, ka njoftuar policia.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat