Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 24 aksidente me të lënduar dhe 65 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2694 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 15 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje.



