spot_img
E enjte, 21 Maj, 2026
18:12
HomeEkonomiAlarm për Kosovën: në rrezik fondet e Planit të Rritjes

Alarm për Kosovën: në rrezik fondet e Planit të Rritjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar nga Kosova kërkesën për pagesën e radhës nga fondet e Planit të Rritjes.

Afati për dorëzimin e kërkesës është 15 korriku, ndërsa dita e fundit e qershorit paraqet afatin përfundimtar për zbatimin e reformave të parapara për këtë periudhë.

- Advertisement -

Dorëzimi i kërkesës nga autoritetet vendore është procedurë e paraparë me rregullat e Planit të Rritjes, ndërsa miratimi i pagesës së kësteve bëhet pasi Komisioni Evropian të vlerësojë pozitivisht zbatimin e reformave.

“Afati i ardhshëm i raportimit për Kosovën do të jetë më 30 qershor. Shpërndarja e fondeve nga BE-ja i nënshtrohet vlerësimit të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave, si dhe pajtueshmërisë me kushtet dhe parakushtet e përgjithshme. Me skadimin e afatit për 13 reforma më 30 qershor të këtij viti, Kosova rrezikon të humbasë fonde nëse nuk përparon në zbatimin e Agjendës së Reformave”, ka deklaruar një zëdhënës i Komisionit Evropian.

- Advertisement -

Vlera e reformave që Kosova duhet t’i zbatojë deri më 30 qershor arrin mbi 90 milionë euro. Siç kanë shpjeguar zyrtarët e Komisionit Evropian, fundi i këtij viti shënon afatin përfundimtar edhe për 27 hapa të tjerë reformash, në vlerë prej afro 166 milionë eurosh.

Nga Komisioni Evropian është porositur se Kosova duhet të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Reformave për të shmangur humbjen e këtyre fondeve. Fondet nga Plani i Rritjes, në rast se humben, janë të pakthyeshme dhe kjo vlen për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat