spot_img
E hënë, 16 Mars, 2026
22:25
HomeKosovaAlarm për Parqet Kombëtare: rriten ndërtimet pa leje

Alarm për Parqet Kombëtare: rriten ndërtimet pa leje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kosova shquhet për relievin e bukur të vargmaleve, sidomos ato të Sharrit, ku pjesa më e madhe e tyre është shpallur Park Kombëtar 40 vjet më parë, i shtrirë në jug të vendit, në rajonin e Prizrenit dhe të Kaçanikut, me një sipërfaqe prej rreth 53 mijë e 272 hektarësh.

Megjithëse me ligj është i mbrojtur, ndërtimet pa leje nuk e kanë kursyer këtë pasuri natyrore. Vendimi për ndalimin rreptësishtë të çdolloj aktiviteti pa leje brenda parqeve kombëtare po shihet i qëlluar nga adhuruesit e natyrës.

- Advertisement -

“Vendimin e shoh të mirë, t’i ndalojë ndërtimet e egra, në këtë bukuri natyrore”, tha Fehmi Azemi nga Ferizaj.

Vendimet dhe ligjet ekzistuese, nga këndvështrimi i njohësve të fushës, pos ndalimeve të ndërtimeve të egra, duhet të ngërthejnë në vete edhe rrënimin e atyre pa leje.

- Advertisement -

“Qasja e duhur është që me ligjet ekzistuese të bëjmë ndalimin e ndërtimeve pa leje, ndërtimet pa leje ekzistuese me ligjin në fjalë ti rrënojmë”, tha Beni Kizolli, ish-drejtor i urbanizmit në Prizren.

Në Prevallë të Prizrenit, në më shumë se dy dekada janë ndërtuar shumë shtëpi pushimi, të cilat që nga pamja e parë, nuk të lënë përshtypjen e një fshati turistik, që shtrihet në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar.

Edhe Oda e Hotelierëve nënvizon se ligji dhe rregullat duhet të zbatohen në mbrojtje të aseteve të vendit.

“Përkrahim ç’do iniciativë të Qeverisë së Kosovës, që është në përputhje me ligjet e Kosovës”, tha Burim Sallauka nga Oda e Hotelierëve të Kosovës, raporton televizioni publik i Kosovës.

Se parqet kombëtare të vendit nuk janë në gjendje të mirë dhe se duhet të mbrohen, nënvizojnë edhe njohës të shkencave të pyjeve dhe mjedisit. Gjendja e rëndë sipas profesor Faruk Bojaxhiut, paraqitet në Kaçanik e Suharekë, ndaj zbatimi i vendimit për intervenime të paligjshme është i domosdoshëm.

“Vetë koncepti i zonave të mbrojtura len të kuptohet që në Parqet Kombëtare ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Kemi zonë strikte që në ato zona nuk mund të lejosh asnjë lloj aktiviteti edhe në këmbë të ecësh, duhet të marrësh leje nga Agjencia për mbrojtjen e mjedisit, nga MMPH. Absolutisht jemi shumë dakord që të zhvillohet e të punohet fuqishëm që të ndalohen aktivitetet brenda Parqeve Kombëtare”, tha Faruk Bojaxhiu, profesori i shkencave të pyjeve dhe mjedisit.

Pos ndërtimeve pa leje, prerjet ilegale dhe zjarret kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në disa zona të pyjeve të kultivuara si Koretniku, që vetëm me pyllëzime mund të kemi rikuperimin e tyre, nënvizojnë njohës të mjedisit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat