Filmi i shkurtër nga Alban Muja “Mua besoj më shpëtoi portreti” (I Believe the Portrait Saved Me) këtë javë do të ketë premierën e tij franceze në festivalin prestigjioz 47th Cinemed – Montpellier International Mediterranean Film Festival (Francë, 17–25 tetor).
Filmi që rrëfen një moment kritik nga jeta e piktorit Skender Muja gjatë luftës në Kosovë, është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), me producent Edon Rizvanollin, dhe është prodhuar nga 038Studio në bashkëprodhim me AsfatFilms.
Shfaqja e filmit është dhënë dje, e martë, 21 tetor, në orën 14:00, si dhe do të shfaqet nesër, e enjte, 23 tetor, ora 18:15 – shfaqje zyrtare e ndjekur nga një bisedë me publikun (Q&A)