Ende pa filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025, partitë politikë i kanë mveshur mëngët për të nxitur votuesit.
Por ka të tillë që veçse kanë nisur shkeljen e rregullave edhe me thellë se që janë duke bërë deri më tani.
Nga fushatat nëpër shtëpitë e kulturës, restorantet e odat, tashmë kanë nisur ti shqetësojnë qytetarët edhe në rrjetet e tyre sociale.
Kjo i ka ndodhur një qytetari, të cilit i ka ardhur një kërkesë për mbështetjen e nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj, i cili garon për deputet me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Përshëndetje, Ne jemi ekipi i Nënkryetarit Zogaj. Nënkryetari ka kandiduar për Deputet të Kuvendit të Kosovës. Ju ftojmë ta mbështesim me votën tuaj! Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën! #BehuNdryshimi #PërKosovën”, shkruhej në mesazhin dërguar qytetarit, të cilin e ka nisur tek Storm.

Sipas Rregullore zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin e fushatës së zgjedhjeve dhe deklarimin financiar, përcaktohet që fushata e zgjedhjeve fillon tridhjetë (30) ditë para ditës së zgjedhjeve dhe përfundon me hapjen e qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve në orën 07:00.
Periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht më 11 janar, 2025.



