spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
11:34
HomeKosovaBytyqi akuzon Gërvallën për financimin e ekspozitës me pasaktësi: "Ka qenë gjithmonë...

Bytyqi akuzon Gërvallën për financimin e ekspozitës me pasaktësi: “Ka qenë gjithmonë kundër vlerave të UÇK-së”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka akuzuar ashpër ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, si financuese të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila ka nxitur reagime të shumta për shkak të pasaktësive historike.

Gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar, Bytyqi theksoi se sipas informacioneve që zotëron opozita, financimi i këtij projekti lidhet drejtpërdrejt me Gërvallën. Ajo e cilësoi këtë veprim si vazhdimësi të qëndrimeve të ministres, të cilën e akuzoi se në të kaluarën ka qenë kundër vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

- Advertisement -

“Së pari, është dashur të vish i kompletuar me materiale rreth ekspozitës. Kush e ka financuar, çfarë masash ke marrë dhe çfarë përgjegjësie ke kërkuar? Ne kemi marrë informacione se kush e ka paguar këtë. E dimë që Donika Gërvalla e ka paguar, ajo që gjithmonë ka qenë kundër vlerave të UÇK-së dhe kundër luftës çlirimtare”, deklaroi Bytyqi, drejtuar ministrit Andin Hoti.

Përplasja me kryetaren e Komisionit Këto deklarata nxitën reagimin e menjëhershëm të kryetares së Komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila ndërhyri për të ndaluar akuzat ndaj një ministreje që nuk ishte e pranishme në mbledhje.

- Advertisement -

“Të deklarosh kështu nuk është në rregull! Është gabim i madh nga ana juaj të bëni këtë konstatim; ju duhet të jepni përgjegjësi publike për këtë”, u shpreh Mulhaxha-Kollçaku.

Nga ana e tij, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, u përgjigj duke bërë të ditur se tashmë ka kërkuar përgjegjësi institucionale lidhur me pasaktësitë e raportuara në ekspozitë, por pa konfirmuar burimin e financimit të përmendur nga deputetja e AAK-së.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat